Bëhet shoshë nga plumbat vetura e Millosh Maksimoviqit, i njohur si “Zhuti”

23.09.2016 09:48:29

Vetura e markës BMW, ngjyrë hiri dhe me targa KV 059 XS, pronë e Millosh Maksimoviq i njohur me nofkën ‘zhuti’, është bërë shoshë nga plumbat derisa ishte e parkuar në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës, ndërsa nuk ka të lënduar.

“Zhuti udhëheq punë të pista në veri që ndërlidhen me vjedhjen e veturave, falsifikimin e dokumenteve dhe të ngjashme. Ai ka vuajtur dënim me burg disa herë për vepra të ndryshme penale dhe është i njohur për policinë, ndërsa, aktualisht është pronar i kompanisë Taxi-Profi’”, kanë thënë burimet.

Mësohet se policia ka dalë në vendngjarje ku ka gjetur së paku 10 gëzhoja të plumbave, ndërsa po zhvillon hetimet për motivin dhe autorët e kësaj ngjarje.