Behgjet Pacolli i uron Isa Mustafës shërim të shpejtë

15.01.2018 17:50:25

Presidenti i AKR-së, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli i ka uruar shërim sa më të shpejtë kreut të LDK-së Isa Mustafa.

“Ish-kryeministrit të Kosovës z. Isa Mustafa i dëshiroj shërim të shpejtë. Kosova ka nevojë për vazhdimin e kontributit e tij në shtetndërtim. Lus Zotin që sa më shpejtë t’i rikthehet familjes dhe vendit”, shkruan Pacolli në Facebook.