Behxhet Shala godet deputetët: Nuk mbrohet UÇK-ja me muskuj (Video)

27.10.2016 18:20:41

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen dhe Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, ka kritikuar kuvendarët për seancën e sotme të jashtëzakonshme ku u debatua për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar.

Shala në një intervistë për Tribuna Channel, ka thënë se kjo nuk ishte seancë ku u mbrojtën vlerat e luftës, por ishte përplasje e egove personale dhe e luftimit të kundërshtarëve politikë për të treguar muskujt.

Shala thotë se lufta e UÇK-së ka qenë dashur të mbrohet shumë më herët. UÇK, sipas tij, ka bërë luftë të pastër qe nuk e ka bërë asnjë ushtri në rajon.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale e sipas tij, ka ndikuar në ndarjen mes krahit paqësor dhe atij ushtarak ku secili dyshon ndaj secilit dhe ka liri e mundësi qe të akuzojë tjetrin pa kurrfarë prove.

Duke folur për çështjen e demarkacionit, njohësi i çështjeve politike ka thënë se Isa Mustafa e ka marrë kulaçin të gatuar dhe nëse përpiqet ta hajë, do t’i thyejë dhëmbët.