Bejtja: Fotoja e Lutfi Hazirit me Hashim Thaçin dhe Petrit Selimin është e vjetër

15.05.2017 22:12:14

Zyrtarja e LDK-së për informim, Netja M. Bjetja ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në facebook lidhur me postimin e një fotoje ku shihet nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, me hashim Thaçin dhe me Petrit Selimin.

Në reagimin e saj, z.-sha Bejtja ka sqaruar se kjo foto është e vjetër dhe se ai takim nuk ka ndohur sot.

“Foto e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Hazirit me Thaqin në Soma , që po qarkullon sonte nëper rrjetet sociale është e vjetër dhe se një takim i tillë nuk ka ndodhë sot.
Kjo vërehet fare lehtë edhe nga veshja dimrore e z.Haziri.” – thuhet në psotimin e z.-shës Bejtja.