Belgjika dhe Holanda shkëmbejnë territoret problematike/ Përdoreshin nga trafikantët dhe të arratisurit

02.01.2018 12:36:28
Që nga 1 janari Belgjika dhe Holanda kanë kryer një shkëmbim territoresh, pas një marrëveshjeje paraprake.

Pas aprovimeve zyrtare, më 1 janar 2018, hyri në fuqi marrëveshja e re kufitare mbi territoret problematike mes dy vendeve.

Me këtë marrëveshje, Holanda, në këmbim të një sipërfaqeje prej 160 dynymësh tokë, i dha Belgjikës një sipërfaqe prej 30 dynymë tokë.

Shkëmbimi u përfol pas gjetjes së një kufome pa kokë, katër vite më parë, në një territor që i përkiste Belgjikës e që ndodhej në afërsi të lumit Meuse të lokalizuar mes dy vendeve.

Policia holandeze, nuk mundi të ndërhyjë te ajo pjesë, pasi ndodhej në veri të lumit në afërsi të Holandës, dhe i përkiste Belgjikës.

Policët e Belgjikës, hasën në vështirësi për të shkuar atje meqë nuk kishin lidhje tokësore dhe nuk mund të merrnin leje nga Holanda.

Policia dhe prokurori u ballafaquan me vështirësi të mëdha gjatë vajtjes me varka në vendin ku ndodhej kufoma.

Sipërfaqja e barabartë me 15 fusha futbolli, u shndërrua në një vend të frekuentuar nga shitësit e drogës dhe të arratisurit.

Në jugun e lumit në fjalë, në jug të Belgjikës, një vend i vogël i përkiste dhe Holandës.

Nga ky shkëmbim i bërë pas vendosjes së kufijve mes dy vendeve në 1843, mbetën të kënaqura si Holanda ashtu dhe Belgjika, edhe pse që Belgjikës i takoi një territor më i vogël.