Kompania serbe hyn në parteniret me një kompani shqiptare në Shqipëri

13.04.2017 10:06:00

Beograd – Kompania Milanovic Izenjering me bazë në Kragujevc të Serbisë dhe Delia Group në Tiranë do të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte.

Fjala është për punë të përbashkët për ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe të objekteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm në Shqipëri, thuhet në një deklaratë nga Oda Ekonomike e Serbisë (OES), e cila e ka mbështetur këtë partneritet, si pjesë e aktiviteteve të rrjeteve të shoqërive tona me partnerët e huaj dhe hapjen e tregjeve të reja, transmeton portali serb B92.

“Kompanitë e suksesshme si Milanovic Inzenjering mund të mbështeten në ndihmën e OES në zbatimin e planeve të zhvillimit, investimeve dhe eksportit, ndërsa një rol të rëndësishëm në lidhjen e komuniteteve të biznesit të të dy vendeve ka oda e përzier shqiptaro-serbe e tregëtisë dhe industrisë, me qendër në Tiranë”, tha Marko Çadezh, Kryetari i OES.

Ai vuri në dukje se kompanive serbe u janë hapur mundësi të mëdha për përfshirje, individualisht ose së bashku me ato shqiptare, për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës, energjisë, agrobiznesit dhe turizmit në Shqipëri.

Pronarët e kompanisë Bratislav Milanoviç dhe Viktor Delia presin paraqitjen e përbashkët në tregun e Shqipërisë, Serbisë, si dhe në tregjet e treta dhe më lehtë të përgjigjen për të gjitha kërkesat e investitorëve.