Beogradi armatoset me snajperë për Joe Bidenin

15.08.2016 16:12:32

Forca të mëdha policore do ta bllokojnë qytetin e Beogradit për shkak të vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden nesër në vizitën e dytë zyrtare në Serbi. Masat e sigurisë gjatë qëndrimit të tij në Beograd do të jenë të nivelit më të lartë.

Siç mëson Blic.rs, siguria e Biden dhe anëtarëve të kabinetit të tij në Serbi do të jetë në duart e mijëra zyrtarëve policorë, por edhe ushtrisë serbe.

Për arsye sigurie, vetëm organizatorët e vizitës e dinë orarin e saktë dhe programin që Joe Biden do ta zhvillojë në Serbi.

Biden gjatë vizitës së tij do të takohet me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe presidentin serb Tomislav Nikoliç.