Beqiri: Hoti tentoi ta hiqte pikën për Ujmanin, por s’pati sukses

14.09.2020 21:12:42

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Pika që u diskutua më së shumti, është ajo për Ujmanin, ndërsa Beqiri ka thënë se ka pas tentim të hiqet.

Ai tha në Dukagjini se ka pasur tentim të hiqet pika për Ujmanin nga kryeministri, Avdullah Hoti, por nuk ka pasur sukses.

“Rreth 2.5 kilometër katrorë e Ujmanit është në territor të Serbisë. Do të kemi problem kur të bëhet demarkacioni i kufirit”, tha ndër të tjera Beqiri.

Beqiri po ashtu ka pasur kritika edhe për VV-në dhe për qasjen e tyre ndaj marrëveshjes.

Ai  thotë se kjo marrëveshje edhe po të shkonte në Kuvend do të votohej nga të gjithë pos Vetëvendosjes.

“Do të ishte një befasi e madhe nëse edhe ndonjë parti tjetër pos Vetëvendosjes do të votonte kundër kësaj marrëveshje”.