Beqiri: Sfidat tejkalohen me zgjedhje të reja dhe qeveri të re

06.04.2018 21:35:05

Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet BEqiri ka njoftuar se sonte janë takuar në Ambasadën amerikane me Ndihmës Sekretarit të shtetit amerikan, Mathew Palmer, ku kanë paraqitur qëndrimet e LDK-së për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Beqiri ka folur për zgjedhjet e reja duke thënë se Qeveria e re, do të udhëhiqet nga LDK-ja.

Postimi i Beqirit në Facebook:

Sonte takuam në Rezidencën e Ambasadorit amerikan, z.Matheë Palmer,u.d. i Zv.Ndihmës Sekretarit te shtetit amerikan.Paraqitem qendrimet e LDK-së per zhvillimet aktuale politike ne vendin tonë.

Sfidat që po kalojm dhe nevojen që sa më parë të kemi zgjedhje të reja,e me votën qytetare një Parlament të ri dhe Qeveri të re të udhëhequr nga LDK-ja.Falenderuam atë dhe SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme në synimet tona euro-atlantike.