Beqiri: Të dalin rezultatet, pastaj flasim për rastin Dehari

17.11.2016 11:32:12

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri në seancën plenare ku po kërkohet të diskutohet për rastin e Astrit Deharit tha se kërkojnë nga organet kompetente që sa më shpejt të dalin me rezultatet e autopsisë, në mënyrë që të dihet e vërteta.

Sipas tij, institucionet duhet t’i mbrojnë qytetarët e tyre, si brenda dhe jashtë burgut.

“Shfrytëzoj rastin të shpreh ngushëllime ndaj familjes Dehari. Po ashtu kërkojmë që organet kompetente të dalin me rezultatet e autopsisë. Me punë profesionale dhe angazhim duhet të dalim sa më shpejt dhe jo rasti si i tillë të përdoret. Është shumë rëndë të përdoret për veprime të tilla. Institucionet  kanë për obligim të kujdesen për qytetarët brenda dhe jashtë burgut”, tha Beqiri.