Berisha: Dënimi i ushtarëve është akt armiqësor ndaj kombit shqiptar

29.01.2017 22:02:42

Sali Berisha ka reaguar ndaj dënimit të ushtarëve që e realizuan me duar formën e shqiponjës në ushtrinë e Greqisë.

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ish kryeministri shqiptar e ka cilësuar si akt albanofobik dhe armiqësor ndaj kombit shqiptar dënimin e atyre ushtarëve, shkruan lajmi.net

“Denimi me 60 dite burg i 7 ushtareve, nga ministri grek i mbrojtjes, pse bene simbolin e shqiponjes se flamurit te kombit dhe vendit te origjines se tyre, eshte nje akt i denueshem, albanofobik, armiqesor e primitiv i tij ndaj kombit shqiptar!”, ka shkruar Berisha në facebook.

Ushtarët grekë u dënuan me 60 ditë burgim nga autoritetet e Greqisë, gjë që solli reagim të ashpër nga zyrtarët e Shqipërisë.