Berisha flet për përplasjen me Ballën (Video)

23.11.2016 20:10:26
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në lidhje me largimin nga Komisioni Hetimor për çështjen CEZ ku ishte thirrur si dëshmitar.

Në momentin kur Berisha do të betohej ka nisur dhe përplasja e ashpër me kreun e Komisionit, Taulant Balla.

Berisha i tha Ballës se ai është një shpifës i dënuar me vendim gjykate. Kjo gjë nuk u pranua nga Balla dhe aty nisi gjithçka dhe Berisha më pas u largua.

Duke folur për kamerat e televizioneve jashtë Komisionit, Berisha tha se “Rezultoi se personi që drejton mbledhjen e Komisionit Hetimor është në konflikt interesi”.

“Ajo që më bëri mua të largohesha nga mbledhja është se ai, në mënyrë të pafytyrë mashtroi opinionin publik shqiptar duke thënë se ishte i padënuar. Ai është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri nxori për alibi konfliktin e interesit që ka me Ballën, pasi është dënuar për shpifje ndaj tij.

“Unë nuk e dija këtë nen të procedurës penale, por e zbuloi juristi Ristani. Prandaj erdha se po ta dija që kishte konflikt interesi edhe mund të mos vija. Për mua nuk ka problem, mjaftonte që ai ta pranonte se është i dënuar, por ai mashtroi opinionin publik. Është dënuar dhe nuk paguan as gjobën”, u shpreh Berisha.