Berisha madhështor, pret penalltinë e Dybala dhe ndal Juven

01.10.2017 23:25:04

 

Etrit Berisha madhështor i shkaktoi Juventusin ndalesën e parë në Serinë A. Portieri shqiptar neutralizoi penalltinë e Paulo Dybala gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes dhe i dhuroi Atalantës një pikë të pas barazimit 2-2 me kampionët e Italisë. 11-metërshi i pritur nga Berisha ishte vetëm i fundit nga episodet e një dueli të jashtëzakonshëm, i akorduar nga gjyqtari Damato pas konsultimit me teknologjinë në fushë.

Një provë force e Atalantës, që rikuperoi disavantazhin me dy gola, pasi Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain në harkun e tre minutave shfrytëzuan pasiguritë e mbrojtjes vendase. Atalanta u kthye në lojë me rrjetën e Caldaras në të 31-ën, pas gabimit të Buffon, por episodi që ndryshboi rrjedhën e lojës ishte ai i minutës së 58-të, kur me ndihmën e teknologjisë në fushë, arbitri anuloi golin e Mandzukic.

Asisti u shfrytëzua nga zikaltërit, që barazuan rezultatin me Cristanten, i shërbyer në mënyrë perfekte nga kapiteni Alejandro Gomez.