Berisha me pushime në Kosovë

24.06.2018 12:22:41

Ndryshe nga shumë kosovarë që lënë Kosovën dhe ikin për pushime në bregdetin e Shqipërisë, ish-presidenti i saj, Sali Berisha ka ikur nga Shqipëria dhe ka zgjedhur pikërisht Kosovën për të i kaluar pushimet, shkruan “Zëri.info”.

Ai për pushime ka zgjedhur Alpet Shqiptare më saktësisht, malet e Rugovës.

Kjo gjë është e ditur përmes Berishës pasi që ai në rrjetin e tij social “Facebook”, ka vendosur një fotografi ku ka treguar se gjendet në këto male.

“Ne Boge, Rugove pak çlodhje ne nje rudine alpine”, ka shkruar Berisha.

 

Image