Berisha me senatorët italianë: Shqipëria është kanabizuar. Tahiri emërim për të kontrolluar trafikun

04.02.2017 16:20:55

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim senatorët italianë të cilët ishin të ftuar në një aktivitet të organizuar nga Partia Demokratike për ekonominë dhe që u bëri thirrje biznemenëve italianë të vijnë e investojnë në Shqipëri.

Takimi i ish-kryeministrit është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe Beriosha ka pritur dy ambasadorët Paolo Romani, kryetar i grupit parlamentar të partisë Forca Italia, ish-Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Italisë si dhe senatorin Mario Mauro, ish ministër i Mbrojtjes.

“Si përfaqësues i forcës politike më të madhe të së djathtës italiane, Forza Italia, senatori Romani më përcolli përshëndetjet e mikut tim dhe të shqiptarëve, ish kryeministrit Silvio Berlusconi”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ish-kryeministri shkruan se “senatorët Romani dhe Mauro vinin entuziastë nga takimi i zhvilluar më herët me kryetarin e PD Basha dhe sipërmarrës italiane e vendas. Theksova se investitorët e huaj janë vitalë për Shqipërinë”.

“Gjatë qeverisjes tonë punuam shumë për të inkurajuar investitorët e huaj si dhe ndermorëm një sërë masash për të lehtësuar procedurat dhe barrën fiskale.

Me keqardhje theksova se fatkeqësisht, gjatë këtyre katër viteve nuk ka ardhur në vendin tonë as dhe një investitor, kompani e huaj e re serioze. Një pjesë e atyre që ishin u larguan, dhe të vetmet investime të huaja me të cilat kjo qeveri mburret janë investime të kontraktuara dhe nisura në kohën e mandatit të PD. Ky kryeministër, një analfabet në ekonomi, dramën e tij të brendshme dhe lidhjet me krimin i reflekton dhe në ambientin përreth”, theksoi ish-kryeministri Berisha në takimin me dy senatorët italianë.

“Me senatorët Romani dhe Mauro ndava dhe shqetësimin për problemin e madh të kriminalitetit në rritje, lidhjet me krimin dhe trafikantët të Edi Rames, të ministrit të Brendshëm Tahiri dhe qeveritarëve të tjerë që e kanë shndërruar qeverinë shqiptare në një organizatë të vërtetë kriminale dhe regjimin në një banditokraci të vërtet.

Sot Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, faktikisht drejton këtë organizatë dhe ndërtoi këtë rregjim. Ai është i regjistruar tek kërkon miliona euro ryshfete dhe duke komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm duke u përpjekur ti mbrojë ata. Vëllai i tij është i lidhur ngushtë me trafikun e kokainës.

Nga ana tjetër, edhe lidhjet e ministrit të Brendshëm, Tahiri me kriminelët janë të njohura. Së fundmi ai ka dërguar si drejtor të Policisë Kufitare në Vlorë njëriun më të afërt të njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm që sot ndodhet prapa hekurave, Shullazit. Sigurisht, emërimi i tij në këtë detyrë ka vetëm një qëllim; për të kontrolluar trafikun e drogës.

Kanabizimi i vendit është një tjetër problem madhor, jo vetëm për Shqipërinë por dhe vendet fqinje. Kanabizimi vendit është një politikë shyetërore jo zyrtare. Sigurisht te gjitha keto vecse i largojne investimet dhe investitoret e huaj.

Nje tjetër problem është dhe kapja dhe vënia nën kontroll e mediave nga ana e qeverisë. Mediat më të mëdha të vendit janë tërësisht nën kontrollin e Ramës, të cilat censurojnë dhe nuk pasqyrojnë aktivitetet dhe qëndrimin e opozitës.

Të gjitha këto e kanë kthyer vendin në një banditistan, por shpreha bindjen se opozita se bashku me qytetarët do ti tregojë këtyre banditokratëve vendin që meritojnë!

Nga ana tjetër, edhe lidhjet e ministrit të Brendshëm, Tahiri me kriminelët janë të njohura. Së fundmi ai ka dërguar si drejtor të Policisë Kufitare në Vlorë Besmir Qibinin njeriun më të afërt të njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm që sot ndodhet prapa hekurave, Shullazit. Sigurisht, emërimi i tij në këtë detyrë ka vetëm një qëllim; për të kontrolluar trafikun e drogës”, përfundon shënimi i ish-kryeministri Sali Berisha.