Berisha: Nëse Basha humb, në korrik zgjidhet kreu i ri i PD-së

09.06.2017 21:22:31

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga studio e emisionit “Përballë”, të gazetarit Lutfi Dervishi, ka thënë se zërat kritikë në PD nuk shuhen kurrë, teksa kritikët e kryetarit të këtij subjekti i ka quajtur “ish -bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte”.

 

Ndër të tjera, Berisha tha se nëse PD humb zgjedhjet, në korrik do të bëhen zgjedhjet brenda PD për kryetarin e ri.

“Nëse nuk bëhet dot kryeministër, se nëse nuk fiton zgjedhjet, Basha ka thënë se do të bëjë zgjedhjet për kryetarin e PD-së në korrik”, ka thënëë ai. “Basha ka deklaruar se do të bëhen çdo dy vjet zgjedhjet e kryetarit të PD-së, pas çdo zgjedhjeje lokale dhe pas çdo zgjedhjeje të përgjithshme”.