Berisha: Rama meriton të thirret trap, ta nxjerrim prej leckash

12.04.2018 11:43:22

Mes tensionit që po shoqëron seancën e sotme parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të bëjë në një farë mënyrë “raportimin” e asaj çfarë po ndodh në Kuvend, pasi seanca ndërpritet herë pas here.

Në live-n e tij në Facebook, Berisha i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të përjashtojë kryeministrin Edi Rama nga Parlamenti. “Të nxjerrë Ramën jashtë se s’ka parlament, s’ka diskutim. Kjo është rezistencë në Parlament”, tha Berisha.

Ndërkohë më pas Berisha mori fjalën nga vendi duke thënë: “Nxirre jashtë njeriun që i ka bërë fyerjen më të rëndë qytetarëve shqiptarë që nga dita e themelimit të Parlamentit të Shqipërisë deri sot. Nxirre jashtë njeriun që meriton që shqiptarët ta thërrasin vetëm trap, trap dhe vetëm trap. Nxirre jashtë njeriu që urren Kukësin njëlloj si etërit e tij. Nxirre jashtë ose do ta nxjerrim prej leckash.”