Berisha-Shala: S’do të ketë ngërç politik, Qeverinë e formojmë ne

07.07.2017 17:14:04

Femra më e votuara e koalicionit PAN, në zgjedhjet e fundit, Sala Berisha – Shala, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel.

Gjatë këtij emisioni, ajo ka folur për sigurimin e votave të deputetëve që do ta votojnë koalicionin PAN, për ta bërë formimin e qeverisë, duke u shprehur e bindur se i kanë dy deputetët tjerë të nevojshëm për ta bërë një gjë të tillë.

“Unë them që PAN i ka votat e siguruara për ta bërë formimin e qeverisë. Dy deputetët tjerë që na nevojiten për ta bërë të mundur formimin e qeverisë, janë të siguruar” ka thënë Berisha-Shala.

Berisha-Shala foli edhe përmundësinë që në vend të ketë ngërç politik, ku u shpreh e bindur që pas sigurimit të deputetëve të nevojshëm për formim të qeverisë, atëherë ngërçi është i pamundur.

Ajo ka folur edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo parti ka qenë gjithmonë e gatshme që të sakrifikojë për të mirën e shtetformimit të vendit dhe të mirën e qytetarëve të saj.

Kjo gjë, sipas saj është parë edhe në rastin e fundit, ku Kadri Veseli ka hequr dorë nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që të formojë një koalicion që është në të mirën e qytetarëve

Femra më e votuara e koalicionit PAN, në zgjedhjet e fundit, Sala Berisha – Shala, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel. Gjatë këtij emisioni, ajo ka folur për sigurimin e votave të deputetëve që do ta votojnë koalicionin PAN, për ta bërë formimin e qeverisë, duke u shprehur e bindur se i kanë dy deputetët tjerë të nevojshëm për ta bërë një gjë të tillë. “Unë them që PAN i ka votat e siguruara për ta bërë formimin e qeverisë. Dy deputetët tjerë që na nevojiten për ta bërë të mundur formimin e qeverisë, janë të siguruar” ka thënë Berisha-Shala. Berisha-Shala foli edhe përmundësinë që në vend të ketë ngërç politik, ku u shpreh e bindur që pas sigurimit të deputetëve të nevojshëm për formim të qeverisë, atëherë ngërçi është i pamundur. Ajo ka folur edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo parti ka qenë gjithmonë e gatshme që të sakrifikojë për të mirën e shtetformimit të vendit dhe të mirën e qytetarëve të saj. Kjo gjë, sipas saj është parë edhe në rastin e fundit, ku Kadri Veseli ka hequr dorë nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që të formojë një koalicion që është në të mirën e qytetarëve