Berisha shkëlqen me 3 gola te Melbourne

10.12.2016 16:25:37

Besart Berisha i papërmbajtshëm në Australi. Bomberi shqiptar shënon një 3 golësh shumë të rëndësishëm për skuadrën e Melbourne Victory në transfertën e Ëestern Sydney Ëanderers për të siguruar suksesin e pastër 3-0. Rrjeta e parë erdhi në minutën e 32 kur në limitet e pozicionit jashtë loje, ndoqi aksionin duke përfituar nga grushtimi i portierit kundërshtar për të kaluar skuadrën e tij në avantazh. Melbourne nuk e uli ritmin dhe në të 66-ën pas një harkimi nga e djathta e sulmit, Berisha dogji në kohë kundërshtarin duke realizuar me kokë golin e dytë të ndeshjes.

Gjithsesi, 31-vjeçari i lindur në Prishtinë nuk u kënaq me kaq pasi në të 82-ën u shkëput fuqishëm duke lënë pas në sprint mbrojtësit kundërshtarë për të shënuar edhe golin e tretë. Fitore dhe 3 pikë me shumë peshë për Melbourne Victory që ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit në A-League me 17 pikë, 1 më pak se rivalët e Melbourne City por gjithashtu edhe me një ndeshje më pak.

Tre golat e shënuar në transfertën e Sydney e ngjisin bomberin e lindur në Prishtinë në vendin e parë të golashënuesve ne Australi. Deri në këtë pikë të sezonit ai ka shënuar 8 gola, 1 më shumë se uruguajani i Melbourne City, Fornaroli. Berisha është shpallur tre herë kampion i Australisë.

Dy trofetë e parë ai i ka fituar me skuadrën e Brisbane Roar, ndërsa me Melbourne Victory ai numëron një titull kampion dhe një Kupë Australie. Ky është sezoni i gjashtë i tij në Kampionatin Australian, ndërsa në vitin 2012 fitoi “Këpucën e Artë” me 21 goila sezonalë të shënuar në sezonin kur Brisbane fitoi edhe titullin kampion.