Berisha shkon si dëshmitar në komisionin e CEZ: Rama rrezikon dënimin me 35 vjet burg

12.12.2016 16:59:01

Ish-kryeministri Berisha është paraqitur sërish sot në komisionin e posaçëm hetimor për CEZ. Mbledhja ka nisur sërish me debate, pasi Berisha nuk pranon të dëshmojë, me pretendimin se kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, ka konflikt interesi, duke qenë se është dënuar me vendim të formës së prerë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës.

Ish-kryeministri tha se Taulant Balla mashtron për të shpëtuar Ramën nga dënimi me së paku 35 vjet burg.

“Shpif e shpif nuk ka të sosur. Ky është një shpifës ordier që s’ka respekt as për vetën e tij. Mashtron pesë herë para kamerave kur tha që nuk është dënuar. Mashtron edhe tani duke lexuar trillime, për të shpëtuar Edvin Kristaq Ramën nga së paku 35 vjet burg, për vjedhjen skandaloze që u ka bërë shqiptarëve për të ndarë me CEZ 625 milionë euro. Ky që flet është vetëm shpifësi ordiner që ka fytyrën e Edi Ramës”,- u shpreh Berisha.