Berisha: Të japin dorëheqje Hyseni dhe Maxhuni, mos të tallen me sigurinë e vendit

23.08.2016 12:35:48

Deputeti  nga radhët e Nismës Zafir Berisha ka kërkuar sot dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Kosovës Shpend Maxhunit duke theksuar se nuk mund të lejohet të tallen me sigurinë e vendit.

Gjithashtu sipas tij mos zbardhja e sulmeve të fundit ku objektet janë të mbuluara me kamera të sigurisë të bëjnë të dyshosh në organet e rendit.

Ky është postimi i plotë:

Pas sulmit në RTK’ë Minstri S.Hyseni dhe kryepolici Shpend Maxhuni duhet të japin dorheqje… Nuk mundë te lejojmë që të tallen me sigurin e vendit njërzit e papërgjegjëshem në stilin e ,,Boshko Buhës,, kur t,i teket me granta me ven në pikpytje prespektivën evropiane të Kosovës.

Sulmet në institucione me minahedhësa, tash edhe me bomba dore dhe moskapja e tyre përkundër asaj që këto objekte jan të mbuluara me kamera të siguris dhe gjenden në qendër Prishtinës, me të drejtë na bëjn të dyshojm se organet e rendit dhe ligjit nuk po dojn me i zbulu akterët e këtyre veprimeve.