Berisha: Xhafaj ka marrë peng Edi Ramën

12.03.2018 16:07:00

Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se historia e lobimin rus për PD-në në SHBA është thjesht tymnajë.

Duke mos u ndalur shumë tek ky skandal, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke parashikuar madje edhe fundin e  tij.

Sipas ish-kryeministrit, e vërteta është se kryeministri i vendit, Edi Rama, është marrë tashmë peng nga ministri i tij i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Berisha u shpreh:

Xhafaj dëshmoi se ka tashmë peng Edi Ramën, nuk është vetëm Saimir Trafiku por tani e merr edhe Fatmir Xhafaj. Kryeministri që vendos në Facebook statusin e Xhafës dhe bërtiste në çdo rresht rroftë Xhafa, rroftë Xhafa. A e patë lajmin tjetër se Shqipëria është bërë autostradë e drogës drejt Europës? Edi Rama përpiqet të tymnojë këto zhvillime që shumë shpejt do shënjojnë fundin e karrierës së tij si Noriega i Europës.”