Berishën e lënë pa ujë në parlament (Video)

08.09.2016 15:00:12

Ndonëse shërbimi i Kuvendit e ka për detyrë që në foltoren e parlamentit të vendosë një shishe ujë për çdo folës, këtë seancë të sotme, teksa ish-kryeministri Sali Berisha fliste gjatë si zakonisht, ai vuri re se uji mungonte.

Berisha ndërpreu për një moment fjalën dhe shkoi te krahu i djathtë i parlamentit, pranë deputetes Tabaku, së cilës i kërkoi shishen e ujit.

 

Pasi shoi etjen, Berisha iu rikthye fjalës. Pasi mbaroi fjalimin dhe po largohej, ai u kujtua se kishte harruar shishen dhe u rikthye ta merrte.