Besa Gaxharri flet pas deklaratave të Kurtit për kualicion me LDK-në

Besa Gaxharri flet pas deklaratave të Kurtit për kualicion me LDK-në

20.06.2017 13:23:52

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovë nga radhët e LDK-së, Besa Gaxharri ka folur rreth mundësisë për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

Sipas Gaxherrit është akoma herët që të bisedohet për një koalicion, mirëpo mes tyre mund të ketë takime kolegiale.

“Pa u certifiku deputetet, ne nuk mund të bisedojmë se kush me kë mund të bëjë koalicion, tash mund të jenë takime kolegiale, por njëherë duhet të certifikohen deputetet pastaj duhet të ulem dhe të bisedojmë për këto gjëra”, u shpreh Gaxherri për GazetaBlic.

Ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar gjatë ditës së sotmë se mbetja e LDK-së në opozitë nuk është opsion.Sipas Kurtit nëse partia e Isa Mustafës vendos që të mos bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë, kjo do të nënkuptonte mosvullnetin e LDK-së për të rrëzuar siç shprehet Kurti, klanin ‘Pronto’.

Kurti ka theksuar se Lidhja Demokratike nuk duhet ta konsiderojë Lëvizjen Vetëvendosje po aq të largët sa PDK-në, duke rikujtuar kështu bashkëpunimin që kishte krijuar VLAN-i në zgjedhjet e kaluara. Kandidati për kryeministër ndër te tjerash i ka tërhequr vërejtjen LDK-së se në rast se qëndron në opozitë, kjo parti u krijon deputetëve të saj mundësinë për të përkrahur koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.