Besart Dreshaj: Qytetarët e Istogut kanë vendosur për kryetarin e tyre!

21.04.2018 13:34:28
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Besart Dreshaj ka reaguar ndaj presionit që, sipas tij, po bëhet në organet e drejtësisë në kontekst të zgjedhjes së kryetarit të Istogut.
Z. Dreshaj këtë reagim e ka bërë pas formave të ndryshme të presionit që po bëhen që një kohë të gjatë edhe me përfshirje të sistemit të drejtësisë në kontekst të fiotres së kandidatit të LDK-së për kryetar të kësaj komune, z. Haki Rugova përkryetar komune
“Qytetarët e Istogut kanë vendosur për kryetarin e tyre, ndaleni presionin që po e bëni mbi organet e pavarura të drejtësisë!” -thuhet në reagimin e z. Dreshaj.