Besian Mustafa zgjidhet kryetar i degës së katërt të LDK-së në Prishtinë

08.06.2019 16:39:21

Delegatët e Degës së Katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë kanë zgjedhur sot Besian Mustafën kryetar të ri të kësaj dege.

Mustafa është zgjedhur kryetar i Degës së Katërt të LDK-së në kryeqytet me shumicë votash, duke e mposhtur kundërkandidatin e tij, Arben Gashi.

Në garë për kryetar të kësaj dege ka qenë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai është tërhequr nga kandidimi disa javë më parë.

Gashi, i cili humbi sot garën ndaj Mustafës, njihet si deputet që në shumë raste ka dalë edhe kundër partisë së tij.

Derisa, Besian Mustafa ishte propozuar për kryetar të kësaj dege nga struktura e LDK-së e përbërë nga grupi i ashtuquajtur i Llapit, në krye me Agim Veliun.Image