Besimi ne zot dhe sistemet klerike antizot

31.10.2020 01:46:49
Nga Ahmet Asani
Besimi ne Zot është njê kurse sistemet klerike fetare janë me qindra! Se besimi në Krijuesin është diçka tjetër, kurse sistemet klerike diçka krejt tjetër, e vërteton fakti se gjitha religjionet janë të ndara ne sisteme te ndryshme klerike te cilat e luftojnê njeri tjetrin pa mëshirë
▪︎Se është kështu e dëshmojnê tri religjionet Abrahamike – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami, të cilat edhe pse janë besime monoteiste dhe të dalura nga një trung, le që nuk e pranojnê njeri tjetrin, por e kanë luftuar dhe ende sot e kesaj dite e luftojnê dhe nuk e pranojnê njeri tjetrin si religjion i cili drejton njerëzimin kah besimi i vërtetë!
▪︎Sistemi klerik islam eshte i ndarë në rreth shtatë grupime kryesore dhe në më shumë se tridhjetë nengrupime e bashkesi te veçanta fetare, te cilat aq shumê dallojnê mes veti, sa qe edhe e luftojnë njeri tjetrin!
▪︎Lufta më e madhe mes sistemeve klerike islame eshte ajo mes sistemit klerik sunit dhe sistemit klerik shiit, luftë kjo e cila zgjat per 1500 vite, nga vrasja e Aliut a.s dhëndrrit te Muhamedit a.s e deri sot! Karakteristikë e gjitha ketyre grupimeve e sistemeve klerike eshte perjashtimi dhe luftimi i njeri tjetrit! Pjesa me e madhe e shqiptareve te religjionit islam, jane pjestarë te sistemit klerik sunit!
•Ajo qe i bene shqiptaret te njihen ne bote është sistemi klerik Bektashian, Qendra Botërore e te cilit sistem ndodhet në Shqiperi! Bektashinjtë falen vetëm dy herë në ditë dhe faljen nuk e bëjnë detyrimisht me fytyrë nga Meka, dhe nuk janë të obliguar të përkulen në gjunjë.
▪︎Besimtaret bektashinjë nuk e kanë të ndaluar pirjen e alkoolit, madje në disa teqe rakinë e bëjnë vetë! Gratë shqiotare te besinit bektashian mund të marrin pjesë të barabarta në ceremoni e kuvende! Bektashinjtë nuk e kanë detyrim të mbajnë Ramazan, por ata qe agjerojnê agjerimin e bejne ndryshe nga sunitët!
▪︎Ne vazhdim po japim nje listë të grupimeve e nengrupimeve te sitemeve klerike islamike!
1.Ahl-i Hadîth
2.Hanafi
3 Hanbali
4.Maliki
5.Salafi
6.Shafi
7.Wahabi
8.Dymbëdhjetë Shia
9.Ahbariya
10.Shaihizmi
11.Dshaferitet
12.Ismailitet
13.Zaiditet
14. Mustaʿlītet (Bohras)
15. Nizaritet
16. Alevitet
17.Bektashi
18.Halveti
19.Mevlevi
20.Nakshibendi
21.Qadiriya
22.Schadhiliya
23.Ibaditët
24.Mozabitet
#Islamipopullor – përmban manifestime te ndryshme të besimit islam, është veçanërisht e përhapur në Afrikë dhe Azi
25.Abangan
26.Ahmadi
27.Alevit (Nusair)
28.Babismi
29.Bajvani
30.Drusen Sarli
31.Shabak
32.Xidaotang
33.Bahaizmi