Besimtarët Bektashinj kremtojnë festën e Sulltan Novruzit

22.03.2017 11:42:00

Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit. Në kryegjyshatën botërore të bektashinjve kanë nisur fetimet.

I pranishëm në ceremoni është dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe.

Çfarë personifikon kjo festë?

Dita e Sulltan Novruzit është një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashura për Zotin, për paqen dhe për mirësinë.
Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane.

Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

Në ditën e Sulltan Novruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.

Sipas riteve, Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet.