Beteja e Kosharës, i dha grusht armikut, mësim Shtabit të Rognerit!

09.04.2019 23:06:10

Nga: Fatmir Bajraj

20 vite, nga Betaja e Kosharës, nga beteja ma e lavdishme e shqiptarëve kundër armikut shekullor serbo-sllav, ndër shekuj. Beteja e Kosharës që kulmoj me thyerjën e kufirit t’hekurt, t’padrejtë & t’pantyrshëm t’vendosur kundër shqiptarëve nga armiqtë shekullor serbo-sllavo-ortodoks, pas luftërave ballkanike t’fillim shekullit 20-të dhe të ri-konfirmuara poaqë në mënyrë armiqësore n’përfundim t’luftës së dytë botërore… ! Betejën e Kosharës Legjendare e organizoj, drejtoj dhe e komandoj FARK-u, me njësitë dhe brigadat e UÇK-së, n’krye të së cilave ishin, Komandantët unikal dhe t’paepur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, Sali Çekaj & Agim Ramadani. Beteja historike e Kosharës Legjendare, e 9 & 10 Prillit 1999, kishte, përqonte & përcillte, tri dimensione, n’tri adresa : – I dha goditje vdekjeprurëse armikut shekullor serb n’fushë t’betejës, – I dha leksion shembullor Shtabit të Rognerit n’luftë kundër pushtuesit gjakatar, serbo-sllav , dhe – Popullit t’robëruar të Kosovës, i mbolli shpresë së armikun shekullor mund t’a thyejmë n’fushë t’mejdanit edhe ushtarakisht. Pas Betejës së Lavdishme të Loxhes, e organizuar dhe komanduar nga FARK-u dhe Koloneli Tahir Zemaj, Betaja e Kosharës heroike , ishte beteja e dytë e fituar n’vija fronti n’luftë me armikun shekullor. Thyrja e kufirit, marrja e kazermës dhe poshtërimi i armikut n’Kosherën e larë n’gjakun e 112 dëshmorëve të UÇK-së, për lirinë e truallit dhe atdheun e t’parëve, ishte kurora e sakrificës sublime, e bijave dhe bijëve m’a t’mirë të kombit, n’kontekstin e dhënë historik! Në betejën heroike të Kosharës, ranë 112 deshmorë të UÇK-së, por Serbia la eshtrat… Dimensioni historik i Betejës së Lavdishme n’Kosharën legjendare, kalon nëpër shekujë, nëpër shekujtë e idelave të brezave, për liri e t’drejta kombëtare, për çlirim të tokava t’pushtuara nga armiqët shekullor dhe dinjitet të nëpërkëmbur botërisht…! Thyerja e kufirit dhe thyerja e armikut n’këtë betejë epike kundër armikut, s’ishin rastësi, s’ishte as dhuratë e zbritur nga qielli, ajo ishte kurorë e një organizimi e strategjie profesionale ushtarake & luftarake, 67 ditëshe nga njesitë e UÇK-së n’hierarkinë e komandimit nga ana e FARK-ut. Miti serb, për pathyshmërinë e ushtrisë serbo-sllave, u rrokullisë bashkë me Gurin e Kufirit n’Kosharën heroike të Salihit & Agimit, dhe morri theqafjën n’kapitulimin definitiv dhe terheqjën e turpshme nga trojet e robëruara shqiptare, padrejtësisht. N’këtë betëjë, t’namit & lavdisë kombëtare, ranë 112 deshmorë në një përplasje epike me armikun ; dhëmb për dhëmb, ranë për t’mos vdekur kurr, ranë për t’i dhënë dritë lirisë dhe liri Atdheut…! Në analët e historisë kombëtare, kjo betejë do jetë ndër betejat ma t’lavdishme t’fituara ndonjëherë n’luftë me armikun, dhe kryeheronjët e saj, Sali Çekaj & Agim Ramadani, do jenë heronjë t’paperseritshëm e unikal. Që t’dy ranë n’alltarin e lirisë, ranë për idealet dhe aspiratat kombëtare të ndrydhura ndër breza…! – Lavdi, Komandantëve unikal të UÇK-së, Salih Çekaj & Agim Ramadani, – Lavdi 112 deshmorëve të Betejës së Kosharës Legjendare, dhe gjithë deshmorëve të Atdheut, – Respekt & konsideratë të thellë, të gjithë luftetarëve të gallë të kësaj beteje heroike dhe veqanarasiht, heronjëve të gjallë të kësaj beteje, Anton Quni & Rrustem Berisha !