Beteja e Loxhës – beteja e parë serioze me shkie

(Fragment nga libri “Kështu foli Tahir Zemaj”,  botuar më 2001, ribotuar më 2019. E  publikojmë me rastin e 21 vjetorit të Betejës së Loxhës.)

Nga Arbër Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi

Njëri prej veprimeve luftarake më profesionale dhe më me shumë bujë në të gjitha përpjekjet e luftëtarëve të lirisë në Kosovë, ka qenë Beteja e Loxhës. Aty serbët morën për herë të parë një leksion të fortë, një mësim të vyer, se nuk ishte më koha kur ata luftonin kundër dy-tre vetëve, që gjuanin nga larg e pastaj iknin duke e lënë popullsinë civile në mëshirën e “tigrave” të Arkanit dhe kriminelëve të tjerë të policisë dhe ushtrisë serbe. Jo, në Loxhë serbët panë me sytë e tyre se çka do të thoshte të ballafaqoheshin me forca të organizuara, të përgatitura ushtarakisht dhe të drejtuara  me profesionalizëm. Në betejë kanë marrë pjesë rreth 160 luftëtarë shqiptarë të brigadës 134, ndërkohë që burimet serbe komentonin se qenë ndeshur “me 4-5 mijë forca rebele”. Komandanti i kësaj beteje, Kolonel Tahir Zemaj shpjegon detajet e asaj faqje të lavdishme të luftës së UÇK-së, ku dhanë jetën tre luftëtarë të lirisë dhe u plagos rëndë një tjetër: 

“Ne, sa mbërritëm në Prapaqan, morëm masa për ndërtimin e kazermës, të cilën e kishte nisur më parë Ramush Haradinaj, për krijimin e kushteve për jetesë dhe stërvitje të luftëtarëve. Si ushtarak, thotë Tahir Zemaj, jam tepër kërkues në këtë drejtim, kam luftuar gjithmonë që luftëtarët t’i kenë të gjitha kushtet normale të jetesës dhe të stërvitjes, në përshtatje me rrethanat, sigurisht. Kjo më jepte dorë t’u kërkoja atyre maksimumin në stërvitje dhe në fushën e betejës. Pra, sapo kishim filluar të krijonim kazermën. Në fshatin Loxhë vepronte Shaban Shala, i cili udhëhiqte njësitë e mbrojtjes territoriale. Por ka qenë e pamundur për të dhe për forcat që ai ka pasur në dispozicion të bëjë ndonjë rezistencë kundër armikut. Një gjysmë orë pas fillimit të sulmit serb mbi Loxhë, ai është tërhequr bashkë me popullsinë dhe ka dërguar një korrier në Prapaqan, i cili pasi kontakton me Zemajn i shpjegon atij gjendjen në fshat dhe i sjell apelin e zoti Shala, “për t’i ardhur në ndihmë, atij dhe popullsisë së fshatit !”. Kjo shënon edhe çastin e parë të angazhimit në betejë të forcave të Brigadës 134, betejë e cila ka zgjatur deri ditën tjetër në orët e para të mëngjesit. 

Ora 5 e 45 minuta e ditës 6 Korrik 1998

 Komandant Zemaj pret korrierin e dërguar nga Shaban Shala në emër të shtabit të mbrojtjes territoriale të fshatit Loxhë.Zemaj informohet se trupa policore dhe ushtarake të okupatorit kishin bombarduar fshatin Loxhë dhe pastaj me këmbësori ishin futur në qendër të tij. 

Ora 6 e mëngjesit 

Komandant Zemaj jep alarmin dhe rreshton njësinë në oborrin e kazermës dhe urdhëron : Batalioni i parë i brigadës 134, me komandant Sefedin Kuqi, i cili nuk ndodhej në ato çaste në kazermë pasi ishte me detyrë tjetër të përkohshme në Junik dhe në Rekë të Keqe, në vend të tij si kryes i detyrës së komandantit të atij batalioni është emëruar Nazif Ramabaja bashkë me eprorët Faruk Xhemajli dhe Esat Ademaj. Batalionit të parë i është dhënë urdhër të pajiset me të gjitha mjetet e nevojshme luftarake për një batalion këmësorie dhe urgjentisht me dy kamionë të nisej drejt Loxhës.

  Ora 6 e 45 minuta 

Batalioni është nisur nën komandën e Nazif Ramabajës. Pjesa tjetër e trupave ka mbetur në Kazermë. “Komandanti i Strellcit më kërkon që ne të merrnim pjesë në varrimin e ushtarit Avni Avdimetaj, i cili qe vrarë një natë më parë gjatë kalimit të kufirit. Fadil Hadërgjonaj, vazhdon zemaj, ka marrë urdhër të përgatitë skuadrën e ceremonisë ushtarake të varrimit të luftëtarit të vrarë”. Fshati Strellc i Ulët është shumë afër Prapaqanit. Varrimi i tij është bërë në orën 9, dhe vetëm 40 minuta më vonë është paraqitur një korrier e bashkë me të Esat Ademaj, të cilët informojnë Kolonel Zemajn për gjendjen në fushëbetejë. 

Ora 9 

Batalioni i përfshirë në luftime kishte hasur në rezistencë të fortë të okupatorit. Gjysma e fshatit ishte marrë nën kontroll nga forcat serbe. Ramabaja ka pasur pak informacione mbi terrenin, pas dy orë luftimesh ai ka raportuar përmes korrierit se kishte një epror të plagosur, Faruk Xhemajlin dhe kishte humbur një luftëtar, Enver Alajn nga fshati Drenoc. Enver Alaj ka depërtuar në oborrin e një shtëpie të fortifikuar dhe ka tentuar të hedhë bomba ofensive brenda saj. Aty është goditur nga një polic i fshehur jashtë shtëpisë, fillimisht me plumba, pastaj edhe me një bombë. Eprori Faruk Xhemajli ka penetruar edhe ai në oborrin e një shtëpie serbe, ku një shkin iu ka lutur që ai të mos e vriste. Ai e ka liruar dhe ajo pasi ka hyrë brenda, nga kati i dytë i shtëpisë e ka goditur me armë duke e plagosur rëndë. Nga ana e armikut kishte dy oficerë të likuiduar dhe disa mjete radiolidhjeje të tyre kishin rënë në duart e luftëtarëve tanë. Armiku ka kërkuar përforcime, Ramabaja po ashtu i kërkon komandantit të tij përforcime dhe intervenim të menjëhershëm, pasi situata paraqitej e rëndë. Forcat serbe po riorganizoheshin dhe po u mbërrinin përforcime.  Rreth orës 10 Eshtë ndërprerë ceremonia mortore për ushtarin dhe të gjithë janë kthyer në kazermë, në Prapaqan. Efektivi është plotësuar me ushtarë dhe armatim më të rëndë, mitroloza dhe topa pa dridhje. 

Ora 11

 Fillon marshimi drejt Loxhës. Trupat këndojnë këngën “Besa besë besën ta kemi dhënë” morali i tyre qe tepër i lartë. Askush prej tyre nuk ka treguar as më të voglin hezitim. Ata e dinin se po luftonin për Kosovën. Sali Çeku dhe rrustem Bruçi insistojnë për të marrë pjesë në betejë, edhe pse kanë qenë të ngarkuar të merreshin me një detyrë tjetër, formimin e gjyqit ushtarak, për të hetuar dhe gjykuar ngjarjet dhe krimet e ndryshme që ndodheshin në rrafshin e Dukagjinit. Që të dy kanë qenë juristë. Që të dy kanë insistuar dhe kanë marrë pjesë në betejën e Loxhës. Edhe vajzat luftëtare, Zyla, Afërdita, Hava, Kosovarja etj, megjithëse u është kërkuar që të rrinin në kazermë dhe të merreshin me detyra të tjera, kanë shprehur gadishmërinë për të marrë pjesë në betejë pa iu trembur syri, njëlloj si vëllezërit e tyre. 

Orën 12 

Zemaj flet para luftëtarëve: “Kemi një ushtar të vrarë dhe një epror të plagosur. Gjendja është e rëndë por ne duhet të fitojmë këtë betejë. Logja është në duart e serbëve për momentin, por ajo është e jona dhe ne do ta marrim atë.” Pastaj kanë vijuar  instruksionet ushtarake dhe organizative. Nazif ramabaja jep informacionet e para, informacione të përftuara nga pjesa e parë e betejës. Ato informacione kanë qenë tepër të vlefshme. 

Ora 13

 Eshtë bërë evidentimi i pikave të forta të armikut, i rrugëve të lira dhe kalimeve të bllokuara, rigonicioni i plotë i fushëfultimit. Në pikën e vrojtimit kanë qnë komandantët e batalioneve Ramabaja, Stojkaj dhe Hadërgjonaj, komandanti i njësisë artilerike Farush Thaçi. Ndihmës Komandanti i Brigadës për Moral Sali Çeku, rrustem Bruçi etj. Gjithashtu në marrjen e detyrave kanë marrë pjesë edhe komandantët e njësive territoriale të fshatrave Loxhë, Shaban Shala, i Prapaqanit, Avdi Krasniqi, i fshatit Strellc i Ulët, hasan Kamaj, i fshatit Krushevc, Baran, Dubovik e Broliq etj. Aty janë dhënë urdhërat për të krijuar vijën e frontit, në krahun e djathtë të frontit është vendosur Fadil Hadërgjonaj me Batalionin e Tretë, në Krahun e majtë Bajram Stokaj me batalionin e dytë, në vijën e  të frontit ka qenë Farush Thaçi me njësinë artilierikë, ndërsa në vijën e tretë të frontit janë zhvendosur forcat, të cilat deri atëherë kishin qenë të angazhuara në luftime, forcat e komanduara nga Nazif Ramabaja. Një njësi luftarake e mbështetur edhe nga luftëtarë të fshatrave, është lënë në rezervë. Kështu është bërë plani për sulmin e parë kundër forcave serbe. Ajo nuk ka qenë një pritë e fshehtë, as një luftim mbrojtës, ai ka qenë sulmi i parë i organizuar kundër forcave të okupatorit.

  Ora 14.07 minuta. 

Komandant tahir zemaj urdhëron vartësit e tij dhe luftëtarët për të zënë pozicionet në vijën e përcaktuar të frontit. Në krahun e djathtë ekzistonte mundësia e penetrimit të forcave paramilitare serbe nga drejtimi i fshatit Gorazhdevc. Atje janë vendosur një njësi e batalionit të tretë, armatosur edhe me një top, si dhe disa njësi të fshatrave Broliq e Dubovikë:batalioni i dytë ka qenë i përforcuar me forca të fshatrave të Strellcit,Isniq dhe Prapaqan, pak më lart nga hyrja e Raushiqit, kanë qenë vendosur vullnetarë nga fshati Krushevc, Loxhë, Beran, Broliq dhe vullnetarë nga qyteti i Pejës dhe i Gjakovës. Ata pengonin prerjen e vijës së frontit nga forca që mund të vinin pas shpine. Komandant tahir zemaj dëshmon se ka pasur vende në vijën e frontit, ku distanca e luftëtarëve të tij nga armiku ka qenë vetëm tre metra. Vetë ai ka qenë veç pak metra larg strehës së një shtëpie bunker të mbushur me snajperistë shkie. 

Ora 14

 Komandant Tahir Zemaj u bën thirrje përmes  një megafoni forcave armike të dorëzoheshin,pasi nuk kishin asnjë mundësi për të shpëtuar dhe i ka garantuar se do të trajtoheshin sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, që merren me trajtimin e robërve të luftës. U ka dhënë pesë minuta kohë. Shkiet nuk kanë pranuar të dorëzohen. Pas kësaj kolonel Zemaj u ka “dhënë kurajo” duke u thënë: “Atëherë mbahuni pra, shkie !” 

Ora 14.15 

Ka filluar sulmi mbi forcat armike. Batalionet dy dhe tre kanë vepruar sipas të gjitha udhëzimeve. Njësia e vëzhgimit ku merrte pjesë edhe Rrustem Bruçi komunikonte me luftëtarët nëpërmjet tabelave, me shenja të koduara. Radiolidhja nuk është përdorur për shkak të afërsisë me forcat e armikut. Drejtuesi i kompanisë Cufë Kurtulaj ka bërë një shpërthim tepër energjik dhe të guximshëm për t’iu afruar shtëpisë tjetër bunker. Eshtë paralajmëruar nga Komandant Tahir Zemaj që të ketë kujdes nga ana e djathtë e tij, nga ku derdheshin breshëri të pafund zjarri. Ai ka shpëtuar, por në vëzhgim e sipër të lëvizjeve të tij, është vrarë Rrustem Bruçi. Bruçi ka qenë  vetëm katër-pesë metra larg Komandant Zemës. Të gjithë kanë menduar se ai nuk është vrarë, por veç është plagosur, pasi rënia e tij ka qenë shumë e butë (sikur të mos donte t’i shkaktonte dhimbje tokës për të cilën dha edhe jetën). Këndi i zjarrit të forcave serbe ishte aq i plotë sa që tërheqja e menjëhershme e Rrustem Bruçit, qe tepër e vështirë. 

Ora 15

 Me urdhër të komandantit të luftimeve, kolonel Tahir Zemajt, janë ndërprerë veprimet luftarake. Luftëtarëve u është dhënë urdhëri të tërhiqen deri në 50 metra larg. Zemaj ka menduar se ekzistojnë akoma shanset për ta tërhequr Rrustem Bruçajn. Si rezultat ka dhënë urdhër që shtëpia-bunker të mos rrëzohet nga ana e djathtë pasi gërmadhat e saj mund të binin mbi trupin e luftëtarit. Eshtë ngarkuar zv. Komandanti i batalionit të dytë Lumni Surdulli, epror nga Vushtria, të udhëhiqte grupin për rrëzimin e shtëpisë në anën e majtë. Goditja do të bëhej me mortaja krahu. Pas këtij urdhëri Surdulli merr vet mortajën e parë, një mortajë krahu e tipit “Ambruz” amerikan dhe nga një distancë 7-8 metra larg shtëpisë, godet. Predha prek në një objekt të paparashikuar dhe bën rikoshetë (ndryshon drejtimin) pa mundur të godas në objektiv. Në këtë çast, ai ngre dorën në shenjë dëshpërimi dhe nervozizmi, gjë që u ka dhënë mundësi snajperistëve serbë ta identifikojnë pozicionin e tij dhe ta qëllojnë. Pas rënies së Lumni Surdullit është dhënë urdhëri plotësues për shkatërrimin e të gjitha shtëpive, për rrafshimin e tyre. 

Ora 16.30 

Njësitë e vendosura në pritë nga ana e Grozhdevcit, nga ku pritej të ndërhynin paramilitarët serbë, kanë zmbrapsur me sukses një sulm të këtyre të fundit, duke mos i lejuar ata të përforcojnë trupat serbe që ishin të angazhuar në luftime brenda vijës së frontit. Nga ana tjetër kanë ardhur forca të SUP-it, me një transportier të blinduar M-60. Drejtuesi i kësaj autoblinde është goditur nga luftëtarët tanë dhe autoblinda ka mbetur e bllokuar. Drejtuesit e operacionit serb kanë kërkuar përforcime nëpërmjet radiolidhjes, përgjimi i komandave serbe është bërë nëpërmjet atyre aparateve që ishin zënë në luftimet e mëngjesit të udhëhequra nga Nazif ramabaja. Serbët nuk kanë pasur dijeni që ato radio kishin rënë në duart tona. Humbja e autoblindës ka shkaktuar goditje psikologjike tek armiku. Armiqtë jepnin urdhra të pakoduar në radio, kaq të zënë ishin në luftime.

  Ora 17 

Dy shtëpitë e para bunker, në vijën e parë të frontit asgjësohen përfundimisht. Mbeten edhe dy të tjera. Ka pasur informacion se ato qenë edhe më të fortifikuara dhe me më shumë forca armike brenda. Për të siguruar asgjësimin e tyre pa humbje Kolonel zemaj, urdhëron pushim zjarri, në pritje të rënies së plotë të muzgut. Urdhërohen njësitë për maskim dhe përmirsim të pozicioneve. Janë urdhëruar luftëtarët të formojnë “koktejet molotov” dhe bashkimin e bombave ofensive në formë të tre-katër bombave. Ato do të përdoreshin për sulmin. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur shkëmbime të fuqishme zjarri në gjithë vijën e frontit. Ndërkohë një njësi vëzhgimi e drejtuar nga Cufë Kurtulaj është urdhëruar të futej në prapavijën e armikut për të vëzhguar se çfarë mbështetje kishin forcat serbe nga prapavija e tyre. Kjo njësi e ka kryer misionin e saj me sukses duke sjellë prej andej informacione të rëndësishme. Në lajmet e orës 19.30 një komunikatë e forcave serbe njofton se  “njësitë e tyre në Loxhë kishin hasur jo në grupe terroriste si deri atëherë por me njësi të rregullta operative”. Janë dëshmitarët fshatarët e Pejës dhe të Berzhenikut që i kanë parë forcat policore ushtarake serbe duke u tërhequr të terrorizuara nga ideja se në Loxhë tashmë po luftonin njësi të rregullta ushtarake, profesioniste shqiptare. Radioja ka dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, rreth 3 mijë, gjë që nuk i  përgjigjej realitetit. Ai ekzagjerim “bazohej” në fuqinë sulmuese dhe taktikat e përdorura gjatë luftimit, të cilat ishin të panjohura deri atëherë prej forcave serbe në Kosovë. Sipas gjithë këtyre informacioneve, të përfituara nga njësiti vëzhgues, nga përgjimi i urdhërave dhe bisedave në radiolidhjen e tyre, nga lajmet e transmentuara, është kuptuar se armiku kishte pësuar një goditje të rëndë dhe tashmë pritej vetëm kurorëzimi i fitores me ndërmarrjen e fazës së tretë të luftimeve fill pas rënies së natës. 

Ora 20.30 

Fillon faza e tretë e sulmit. Komandantët dhe drejtuesit e njësive kanë marrë urdhëra dhe instruksione shtesë. Angazhohet edhe batalioni i vijës së dytë. Bëhen disa ndërrime në vijën e parë të frontit. Rifreskohen forcat. Në luftën e Loxhës është dalluar përveç të tjerëve edhe luftëtari Rexhë Osaj, i cili me një trimëri dhe guxim të rrallë ka hyrë brenda këndit të zjarrit serb dhe ka bërë përfundimisht tërheqjen e trupit të Rrustem Bruçit.Kjo ka ndikuar në rritjen e ashpërsisë së sulmit, pasi deri vonë është menduar se Rrustem Bruçi ka qenë i plagosur dhe jo i vrarë. Fadil Hadërgjonaj me një njësi ngarkohet të hedhë “ koktejet molotov”. Edhe Bajram Stojkaj nga një hangar ka filluar goditjen dhe ndezjen e shtëpive. Mendohej se forcat e fshehura brenda shtëpive do t’i lëshonin ato dhe në ikje e sipër do të asgjësoheshin. 

Ora 21

 Janë djegur hangarët, por një shtëpi nuk ka marrë flakë kurrsesi. Atëherë është përdorur gjithë fuqia goditëse e njësive për ta rrafshuar atë me dhe. Shtëpitë për të cilat bëhet fjalë, kanë qenë stëpi banimi të serbëve. Ato shtëpi kanë qenë të vizituara nga dy të dërguar të shtabit të fshatit Loxhë, Xhemajl Shala dhe Shaqir Shala, për të biseduar për “mossulmim reciprol mes fqinjëve”. Ata dy persona për një kohë janë mbajtur të arrestuar nga brigada 134, deri sa janë liruar pas ndërhyrjes së shtabit të fshatit Loxhë. Ekzistojnë dokumente me dëshmitë e pyetjes së tyre. Në fakt, ato shtëpi serbe jo vetëm që nuk iu përmbajtën “marrëveshjes”, përkundrazi u shndrruan në pika më të forta të armikut. Shtëpitë janë asgjësuar pas disa orë luftimesh dhe forcat tona kanë marrë nën kontroll të plotë gjithë fshatin.

  Ora 02.15minuta e natës 

Armikut i janë numëruar 14 trupa të vrarësh, për të cilët është urdhëruar që të varosen. Të plagosurit dhe të vdekurit e tjerë nga ana serbe mund të jenë tërhequr. Fshati i është dorëzuar komandantit të njësisë territoriale të fshatit, zotni Shaban Shalës. Atij i janë dhënë instruksione se cilat objekte duhet të ruhen, ku duhet të organizohet mbrojtja etj. Duke par¨¨e se ai nuk kishte forca të mjaftueshme dhe ekzistonte mundësia që armiku të përpiqej për ta rimarrë Loxhën, Komandant Tahir Zemaj urdhëron njësitë e pesë fshatrave rërreth, t’i vinin në ndihmë dhe të bënin shërbim herë pas here në Loxhë. 

Ora 3 

Pas betejës, një luftëtare shqiptare, Shemsie Shala, (Shema) e cila kishte luftuar gjatë gjithë kohës, me armë në dorë, përgatitë ushqim për rreth 300 luftëtarë që kishin marrë pjesë  në betejën e Loxhës.

  Ora 4 

Fillon marshimi drejt kazermës në Prapaqan. Trupat këndojnë përsëri këngën “ Besa – besë, besën ta kam dhanë “. Të nesërmen me 7 Korrik është bërë varrimi i luftëtarëve të rënë, tek xhamija e e isniqit, ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë të Rrafshit të Dukagjinit dhe të rënëve u është bërë një nderim dhe ceremoni dinjitoze. Qytetarëve u është kërkuar të shpërndahen shpejt për arsye sigurie. Në kazermë është një analizë e plotë e  të gjitha veprimeve luftarake gjatë betejës dhe është konsideruar si një sukses ushtarak. Nga ajo mbledhje i është dërguar edhe një raport i hollësishëm informues Shtabit Suprem të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.