Në Presidencë janë betuar 7 ministrat e rinj të dekretuar nga presidenti i vendit Ilir Meta, përfshirë dhe zv.kryeministrin.
Të pranishëm janë të gjithë ministrat e emëruar, me përjashtim të atij të Jashtëm, i cili nuk është dekretuar akoma nga kreu i shtetit.
Në këtë ceremoni vihet re mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili ka një konflikt të hapur me Presidentit, pas mosdekretimit të Gent Cakaj ministër të Jashtëm.
Për këtë post, i cili është vetëpropozuar nga kryeministri Rama, Meta ka kërkuar kohë për verifikim.
Po ashtu deklaroi se gjatë detyrës si zv.ministër i Jashtëm ka treguar mungesë të theksuar përgjegjshmërie.
Kjo solli një përplasje deklaratash mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama, çka bëri që ky i fundit të deklarojë se do e marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme. Por emrin e Ramës si ministër, kreu i shtetit nuk e ka dekretuar ende, duke e lënë pezull.1 of 6






Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini
Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi
Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe








































