Betohen si deputet ish-kryeministri Hoti, ish-ministri Zemaj e disa nga ata që munguan seancën e kaluar

02.04.2021 10:51:09

Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.

Që në fillim të seancës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se sot do të bëhet betimi i deputetëve të cilët në seancën e parë nuk arritën të betohen për legjislaturën e re.

Me këtë rast deputetët, disa prej tyre ish-ministra janë betuar për një mandat të ri në Parlament.

Në mesin e deputetëve të betuar sot janë: ish-kryeministri, Avdullah Hoti, Ardian Kastrati, Memli Krasniqi, ish-ministri Armend Zemaj e   Behgjet Pacolli.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u betuan sot, nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hudajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.

Të njëjtët kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme nga zgjedhjet e 14 shkurtit për tu bërë pjesë e kësaj legjislature