“BIBLA” HUMANE E POETIT

12.07.2019 01:12:17

Nga Luan Lumeka Kalana

“BIBLA” HUMANE E POETIT
…lexoje ,force e kurajo ,shprese e besim.
&-Lutem çdo ditë për ty, o Njeri,
Prehem për Fëmijën e barkut,
të shohë dritën e diellit,
lutem për të vobegtit,pa krahe,
mos ketë të sëmurë,ne Bote,
që shtrirë , lëngojnë, var zbuluar,
të mbeten në këmbë, të gjallë ,
mos vdesim per buken e gojes !

&-Prehem per Nenat ,Baballaret ,
e krusur te mallosur te moshuar,
me fjalën, vargun e lirë,
fal urata, jap bekim,besim,
t’u ngjiten në mendje,
shpresë, urtesi ,ndadhnjim,
jap ilaçin e shenjtë,Zemër,
me shume shendet e jete te gjate!

&-Të këndon poeti, pa ditur ti,
te ben magji poetike ,besoje,
lexoje do jesh tërë energji,
do të çelen sytë,i qeshur,
s’do jesh si më parë,pori ri,
sa thjesht Prehet me vargje poeti,
për Ty qe lexon, të mbetesh Njeri !
-Amen !
& Shkronjesi Modest.