Biden kërkon themelimin e Asociacionit dhe ratifikimin e Demarkacionit

17.08.2016 12:43:56

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, ka kërkuar nga pala kosovare që të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai në konferencën e përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se procesi i dialogut në Bruksel, është i rëndë, por se duhet kaluar.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është proces i vështirë, por duhet ecur përpara”.

“Ju duhet tu përmbaheni zotimeve të bëra gjatë dialogut në Bruksel. Këtë e diskutuam edhe dje me kryeministrin serb Vuçiq”, ka thënë Biden.

Duke u bazuar në fjalën e Thaçit për demarkacionin Biden theksoi ” Kjo është e rëndësishme të jeni të përkushtuar në këtë çështje. E dimë që është dashur të shtyhen disa reforma, por janë vendimet e zorshme që sjellin fryte. E dimë që dhimbjet e luftës janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë për Kosovën është një e ardhme e përbashkët”.