Bie bora e parë, në Kukës malet janë zbardhur (Foto)

21.09.2017 23:13:12

Si asnjëherë këto vitet e fundit, bora ka zbardhur malet shumë shpejt.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe reshjet e para të borës.

Siç edhe e shikoni nga fotot e mbërritura në redaksinë e syri.net, bora ka zbardhur malin e Gjalicës në Kukës.

Reshjet kanë qenë të pakta kuptohet, por kanë mjaftuar që të ulen temperaturat në një nivel që për muajin shtator janë shumë poshtë mesatares.