Bie borë në Duhël, vështirësohet qarkullimi

24.10.2017 10:08:41

Në Duhël të Suharekës sot në orët e mëngjesit ka pasur reshje bore të konsiderueshme dhe si rrjedhojë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ku në viset malore do të krijohen kushte për reshje bore.

Sa i përket fushave termike priten ulje të theksuara të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke bërë që merkuri në termometër të bije deri në dy gradë Celsius, kurse në viset malore deri në zero gradë.

Nga dita e enjte do të ketë ngritje graduale të temperaturave maksimale dhe intervale me diell.