Bie dukshëm numri i protestuesve maqedonas kundër Platformës shqiptare

04.05.2017 19:36:13
Protestuesit e të ashtuquajturës “Për Maqedoni të përbashkët” ka vijuar edhe sot protestat. Marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja.

Ndërkohë që theksuan se nuk e njohin Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit. Edhe pse sot numri i protestuesve ishte dukshëm më i ulët, numri i forcave policore dhe speciale rreth Kuvendit dhe Qeverisë edhe sot ka qenë shumë i lartë, njofton Alsat-M.