Bie në humnerë, humb jetën 44 vjeçari

07.04.2018 18:08:03

Një 44-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në periferi të Gramshit, pasi ka rënë në humnerë.

Ngjarja është shënuar në fshatin Lemnush, njësia administrative Skënderbegas. Te “Përroi i Dobrenjit”, 44-vjeçari A.J. ka rënë në një vend shkëmbor duke ka gjetur vdekjen, bëjnë me dije burime policore.

Burri, i cili kishte dalë për të kullotur bagëtitë, ?ka humbur jetën në vend, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që paraprakisht, dyshohet për ngjarje aksidentale.