Bilanci i dëmeve deri tani në vendet e vërshuara në Maqedoni

13.08.2016 15:20:13

Ekipet për vlerësimin dëmeve nga vërshimet sot kanë qenë në terren për të vazhduar vlerësimin e dëmeve në vendet e kapluara nga vërshimet.

Në terren ka 60 ekipe për vlerësim të dëmeve të cilët kanë shënuar dëmet në 2100 objekte dhe në 500 vetura të dëmtuara nga vërshimet.

Edhe ekipet e vlerësimit të dëmeve në toka bujqësore tani janë në terren dhe janë duke vlerësuar dëmet të cilat sipas ministrisë do të paguhen në avans.