Bill Klinton, edhe një herë tregoi dashurinë e tij që ka ndaj popullit tonë, e këtë herë në një takim në Safety Harbor të Floridas.
Momente rrëqethëse teksa Klinton shtrëngon duart me shqiptarët, ndërsa ata dëgjohen teksa i shprehin dashurinë.
“I love you, Klinton, Kosova, Prishtina. I love you, thank you”, dëgjohet njëri prej tyre, shkruan lajmi.net.
E ndërkaq, pas 17 vitesh, Klinton takoi edhe një familje nga një kamp që i kishte takuar në Maqedoni.
Familja Shala që kishte plot 16 fëmijë, prej tyre 11 djem, 5 vajza dhe nëna, shihen teksa i tregojnë fotografinë që kishin ruajtur me vite, ndërsa sot me shtrëngime e përqafime ata i tregojnë se kurrë nuk e kishin harruar.






































