“Black Friday” bllokon Prishtinën (Foto)

25.11.2016 19:29:21

Dita e fundit e punës zakonisht karakterizohet me tollovi në komunikacion, sidomos në kryeqytet. Mirëpo, sonte duket diçka më e jashtëzakonshme, pasi që shumica e rrugëve të Prishtinës janë të bllokuar për shkak të “Black Friday” (e premtja e zezë).

Për shkak të paralajmërimeve nga dyqanet e mëdha për zbritje që përkon me “Black Friday”, model amerikan, rrugët që çojnë në Veternik, aty ku janë të përqendruara shumica e marketeve, janë kryesisht të bllokuara nga automjetet, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për rrugën nga Stacioni i Autobusëve e deri te “Grand Store”.

Por jo vetëm kjo rrugë, por edhe ajo për Fushë Kosovë është shumë e ngarkuar, meqë aty edhe po punohet për zgjerimin e rrugës.

Edhe rruga e re, transit, është e ngarkuar me vetura. Kolona arrin deri në dy kilometra.