Blerim Reka falenderoi qytetarët që e votuan

21.04.2019 22:19:24

Kandidati shqiptar për president, Blerim Reka në një pres konferencë për shtyp falemnderoi gjithë qytetarët që sot ia dhanë votën, por edhe ata që sot nuk e votuan,

Blerim Reka tha se sot qytetarët që kanë dashur të votojnë atë ishin nën presin të madh dhe aspak nuk e ka menduar se sot do të kemi një elektorat të kapur.

Blerim Reka  u shpreh i kënaqur nga rezultati zgjedhorë duke e cilësuar si rezultat të shkëlqyeshëm.

“Falemnderojmë gjithë qytetarët që votuan për neve. Falemnderit edhe për ata që nuk votuan për neve, duke e ditur që kanë qenë nën presion të madh sot për të mos votuar për ne. Ne jemi shumë të kënaqur. Kemi rezultat të shkelqyeshëm. Koncepti ynë Republikë për të gjithë është koncept unversal për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ne menduam se në një shtet të kapur, menduam se do të promovojmë në një folozofi të re politike, por nuk besuam se sot do të kemi edhe një elektorat të kapur. Në këtë moment nga votat e përpunuara, momentalisht kemi 50 mijë vota. Ky korpus i votave pro programit tim paralajmëron një pranverë politike, sigurisht në zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahet shumë shpejtë. Jemi skeptik se do të arrihet censusi në prej 40% në rrethin e dytë. I uroj dy kundërkandidatët e mi dhe iu dëshiroj shumë suksese në rrethin e dytë”, ka deklaruar kandidati shqiptar, Blerim Reka.