Doganierët e Kosovës do ta kenë sigurinë si të Policisë së Kosovës, pasi do pajisen me jelek anti plumb dhe me shufra policore.
Nëpërmjet procedurave të prokurimit autoritetet doganore kanë blerë masa mborjtëse për punonjësit e doganave duke nënshkruar kontratë me një operator për t’i pajisur me jelek anto-plumb dhe shufra polcore, shkruan Lajmi.net.
Vlera e përgjithshme e kontratës për jelek anti-plumb ka qenë 12 mijë e 870 euro, ndërsa 980 euro janë shpenzuar për furnizimi me shufra policore të dorës me këllëf mbajtës.
Furnizimi do të bëhet për 24 muaj, ndërsa fitues i tenderit ka dal kompania “Sodex Group”, që ka ofruar çmimin më të lirë.








































