“Blindohet” kryeministria – shihedhëse dhe qindra efektivë me skafandra

13.05.2019 18:18:43

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, forca të shumta policore kanë nisur të stacionohen para Kryeministrisë.

Në fotot e mëposhtme shihen qindra efektivë policie të pajisur me skafandra dhe mushama që po formojnë kordonin përgjatë godinës, ndërsa dhjetar të tjerë shihen në pjesën e pasme, ku ndodhet edhe shihedhësja që shërben për të zmbrapsur turmën.

Në terren pasditen e sotme është vendosur të veprojnë rreth 1700 efektivë për të mbarëvajtur tubimin e opozitës dhe për të shmangur dhunën ndaj institucioneve si në protestën e së shtunës.