Bllokohet magjistralja Resnjë – Manastir – Prilep

20.10.2016 20:19:20

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është bllokuar rruga magjistrale A3 Resnjë – Manastir – Prilep. Komunikacioni është ridrejtuar në brendi të qytetit të Manastirit.

Bllokimi i magjistrales është bërë nga një grup prej 10 deri 20 qytetarësh të cilët kanë dalë në protestë. Ata janë revoltuar nga shkyçja e rrymës elektrike, prandaj edhe kanë dalë të shprehin pakënaqësinë e tyre në rrugë.

Bllokimi i rrugës është bërë në ora 19.