Bllokohet rruga Ferizaj-Prishtinë, vetura humb orientimin

11.01.2021 11:15:54

Për shkak të përmbytjeve në rrugë, një veturë ka humbur orientimin në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje në të gjitha pjesët e Kosovës, kështu duke bllokuar shumë rrugë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gadime, vetura ka dalë nga rruga për shkak të bllokimit të rrugës nga përmbytjet, gjë që e ka bërë të padukshme edhe rrugën dhe ngasësi ka humbur orientimin.

Situatë e njëjtë është edhe në disa komuna dhe rajone të Kosovës.