Blloku i banesave në Fushë Kosovë dy javë pa ujë

05.08.2017 20:38:59

Në fushë Kosovë disa objekte banimi nuk po furnizohen me ujë, e banorët e tyre po ankohen se në këtë kohe vështirë po ia dalin.

Banorët nuk e dinë se ku është faji, por se nga ujësjellësi iu është thënë se ka një defekt në rrjet.

Klan Kosova ka kontaktuar zyrtarë të ujësjellësit rajonal Prishtina, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk u dha as nga njësia e kompanisë Ujësjellësi në Fushë Kosovë.