Blushi: Rama nuk guxon kundër Trump. E njoh mirë, është një frikacak

28.01.2017 16:41:25

Çim Peka: Ju nuk keni arsye, por kryeministri që ju keni votuar deri në këtë moment jo vetëm që nuk e ka uruar por po i bën haptazi karshillik. Pak më parë kemi botuar një dokument ku SHBA dhe NATO i kanë kërkuar Shqipërisë që të mos votojë një rezolutë e cila është kundër interesit amerikan. Në tetor zoti Rama nuk e ka votuar dhe më 26 dhjetor ditën kur është certifikuar rezultati për Donald Trump, ka votuar pro kësaj rezolute duke dalë kundër vendeve të NATO-s dhe në mënyrë të veçantë kundër shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Gjithashtu tashmë është e qartë se dy kolonat e politikës së jashtme amerikane, Irani dhe Kina janë problemi i saj kryesor. Pas fitores së Donald Trump, zoti Rama për herë të parë ka dërguar ministrin e jashtëm në Iran, e cila flet për një bashkëpunim ekonomik dhe vetë ka qenë në Singapor ditën e inaugurimit duke orientuar ekonominë sipas tij drejt Azisë. A ju duket tashmë se Edi Rama e ka zhvendosur përfundimisht Amerikën si aleate të Shqipërisë. D.m.th në qoftë se ne jemi në pritje të Donald Trump i cili ende nuk ka dhënë asnjë konkluzion se çfarë do të bëjë, zoti Rama duket se e ka marrë këtë vendim, nuk është më Amerika aleatja e madhe?

Blushi: Unë nuk besoj se zoti Rama e ka këtë guxim të ndryshojë raportin strategjik që ka Shqipëria me SHBA-të. Nuk e ka këtë guxim dhe unë kam arsye të besoj se është kaq frikacak sa mos e bëjë këtë gjë. Sigurisht që në zgjedhjen e Donald Trump ai ka bërë një gafë të cilën sigurisht çdo politikan normal do të kishte kërkuar ndjesë të paktën, ka bërë një gafë duke e cilësuar Trumpin si turpin e civilizimit dhe si një njeri që do të bllokojë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Çim Peka: Por po i shkon pas kësaj deklarate, nuk është se po tërhiqet?

Blushi: Unë nuk besoj se ka këtë guxim.