Blushi, Ramës: Po ngatërron fytyrën me pasqyrën

31.10.2016 13:28:40

Pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar deputeti Ben Blushi. Ai shkruan në Facebook se Rama po ngatërron fytyrën me pasqyrën.

“Pashë Kryeministrin që kishte bërë nje video kundër medias. Ka ende njerëz që ngatërrojnë fytyrën me pasqyrën. Politika është fytyra ndërsa media është pasqyra. Zakonisht ata të cilëve nuk iu pëlqen fytyra përpiqen të mbulojne pasqyrën por kjo nuk i ndihmon. Përkundrazi”, shkruan Blushi.