Blushi: Shtyrja e procesit të Vetting-ut, më shumë kohë për pazare

06.03.2017 22:35:58
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi nëpërmjet Facebook-ut deklaroi se kishte votuar kundër shtyrjes procesit të Vetting-ut në seancën plenare për Reformën në Drejtësi pasi shtyrja do të thotë më shumë kohë për pazare dhe përcaktim politik të kandidateve që do bëjnë kontrollin e gjyqtarëve.

Blushi thotë se lehtësia me të cilën po sabotohet Reforma në Drejtësi është një peshë që do e shkatërrojë këtë klasë politike.